Britani, mbërrijnë “përbindëshat” e ajrit

06/06/2018 23:02

Avionët e rinj luftarakë kanë mbërritur në Britani pasi kanë përshkruar në ajër Oqeanin Atlantik.

Avionët sonikë F-35B, prodhim amerikan, cilësohen si më të mirët në botë në betejën në ajër, të paktën për momentin pasi teknologjia avancon me shpejtësi.

4 avionët e parë F-35B, që forcat e armatosura britanike kanë blerë nga SHBA, ishin të stacionuara në bazën ajrore në Karolinën e Jugut, e ishin parashikuar të mbërrin në territorin e Mbretërisë së Bashkuar një ditë më parë, por për shkak të motit të keq, ata janë nisur sot, duke fluturuar për afro 8-9 orë.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel