Pas njoftimit të Top Channel per promovimin e gazetarëve, regjisorëve dhe prezantuesve të talentuar, që prej 15 majit aplikimet janë mbyllur, por për të gjithë të interesuarit që nuk mundën të aplikonin, prej së mërkurës do të kenë një shans të dytë, pasi aplikimi do të rihapet pergjatë gjithë ditës kur aplikantët mund të dërgojnë jetëshkrimin e tyre në adresën burimetnjerë[email protected]

Ditën e shtunë, datë 9 qershor, në orën 10 pranë studiove të Top Channel do të realizohet faza e parë e përzgjedhjes së talenteve. Konkurentët e përzgjedhur të fazës së parë do të jenë pjesë e konkurimit në talent shoë “Top Talent”, I cili do të transmetohet përgjatë muajve korrik – gusht në Top Channel.

Në fazen e parë aplikantët do të konkurojnë përpara një jurie profesioniste, ndërsa në fazën e dyte gjysmëfinale aplikantet e kualifikuar do të trainohen nga nje staf profesionist në Top channel.

Në këtë fazë do të konkurojnë me materiale të përcaktuara nga juria . Konkurentët që do të kualifikojë juria për në mbrëmjen finale do të kenë mundësinë të jenë fitues dhe të sigurojnë një kontratë pune në Top Channel.

Jo vetëm juria, por dhe publiku do të mund të përzgjedhë njërin prej konkurentëve.

Top Channel