28/12 18:59
Të paktën shtatë veta humbën jetën dhe nëntë u plagosën nga sulm vetëvrasës më bombë në Kabul, afër një tubimi të udhëheqësve dhe dijetarëve kryesor të Afganistanit.
Askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin që ndodhi derisa rreth dy mijë anëtarë të Këshillit të Ulemasë së Afganistanit po largoheshin nga një tendë që ishte ngritur për tubimin e tyre.
Pak para sulmit, këshilli nxori një vendim me të cilën shpalli se sulmet vetëvrasëse janë të ndaluara me ligjin islam.
Grupi u bëri thirrje edhe qeverisë afgane dhe talibanëve që të pajtohen për armëpushim dhe të fillojnë bisedimet e paqes.
Talibanët kanë shtuar sulmet gjithandej Afganistanit gjatë javëve të fundit.
Top Channel