Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un në Rusi, për të marrë pjesë në një forum global që mbahet në Rusi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Dmitry Peskov i tha gazetarëve në Moskë, se Presidenti Putin ja kishte çuar ftesën Kim Jong Unit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë vizitës së këtij të fundit në Phenian javën e kaluar.

Zëdhënësi rus tha se Putin e kishte ftuar udhëheqësin koreanoverior të merrte pjesë në Forumin Ekonomik të vendeve të Lindjes së Largët, që është në plan të mbahet në qytetin port Vladivostok në muajin shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA