Lajmet kryesore të ditës, 04/06/2018 – Ora 20:00

04/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BORISSOV: SHQIPËRIA DUHET MBËSHTETUR NGA BE
Ne Tiranë u mbajt konferenca kundër ekstremizmit të dhunshëm. Para gazetarëve kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e BE.

USHQIMET NË PLUHUR… EDHE NË KORÇË
Tregjet e ndotura nuk i gjejmë vetëm në qytete, por edhe në rrugët nacionale. Në aksin Korçë-Pogradec, banorët e fshatrave përreth zbresin çdo ditë për të shitur.

PËR 15 VJEÇAREN VETËM “MBËSHTETJE MORALE”
Në Malësinë e Pogradecit 15-vjeçarja, viktimë e një përdhunimi, jeton në varfëri ekstreme me familjen e saj teksa nuk ka asnjë ndihmë për të rifilluar jetën.

PROTESTUESIT LARGUAN KRYEMINISTRIN
Protestat masive dhe të dhunshme në Jordani sollën largimin e kryeministrit, qeveria e të cilit rriti taksat dhe ndërmori një serë masash ekstreme ekonomike.

SERGIO RAMOS, 4 NDESHJE LARG REKORDIT
Spanja shihet si një prej favoriteve të këtij botërori, Sergio Ramos ndërkohë është 4 ndeshje larg barazimit të rekordit që mbahet nga Casillas me më shumë ndeshje në finalet e Kupës së Botës.

Top Channel