Kryeredaktori i RD-së: Më qëlluan me shkop hekuri

04/06/2018 16:30

Bledi Kasmi, kryedaktori i gazetës Rilindja Demokratike, organit zyrtar të Partisë Demokratike, erdhi si në shtëpinë e vet në Komisionin Parlamentar të Medias.

Komisioni drejtohet nga demokratët. Ata e thirrën në seancë dëgjimore lidhur me goditjen e tij nga policia në protestën që opozita organizoi më 26 maj.

“Më kanë goditur me shkop hekuri”, tha Kasmi në komision.

Sipas Kasmit, mjekët i treguan drejtorit të policisë të kundërtën e asaj që Ardi Veliu pretendonte: nuk ishte gur, por me formë të rrumbulluakët mjeti që e kishte goditur në kokë.

Për kundërsulm, socialistët erdhën të blinduar me gazeta arkivi dhe video të ngjarjes në protestë dhe me veprime të sinkronizuara. Ata i uruan shërim të shpejtë, por për ta Bledi Kasmi, në momentin kur u godit, nuk ishte gazetar me një mjet identifikimi, por një njeri i zakonshëm.

Shtegu ku do të dilnin socalistët me strategjinë e tyre ishte 21 janari, me 4 protestues të vrarë, gazetarë të plagosur dhe me disa analistë të medias të akuzuar si pjesë e organizimit të një puçi shteti nga qeveria Berisha.

Demokratët tentuan të kthenin situatën në favor me mjetet e socialistëve. Debati degjeneroi në fyerje mes deputetëve.

Top Channel