Një arbitër mund të marrë dhjetëra vendime gjatë një ndeshje, disa prej tyre nund të jenë shumë të rëndësishme. Për këtë ka diçka për të treguar padyshim Horacio Elizondo, ish-arbitri i finales së Kupës së Botës 2006, që nxorri jashtë me karton të kuq Zinedine Zidane.
“Çfarë i tha Materrazi Zidane? Nuk arrita të marr vesh kurrë, sepse ishte asistenti Medina Catalejo që më njoftoi, por më sa duket ka qenë për motrën. Futbollistët në fushë thonë shumë gjëra. Padyshim që diçka ka ndodhur me Zidane. Kur dikush është i ngarkuar me shumë gjëra dhe nuk arrin ti mbajë të gjitha, mund të reagojë në mënyrën më të çmendur në botë. Zidane është person i shkëlqyer dhe unë jam takuar sërish me të, por nuk kemi folur kurrë për atë epidod. Ishte futbollisti më i mirë në botë ajo ndeshje ishte finalja e karrierës së tij. Nuk besoj se do ketë futbollist tjetër që do të mbyllë karrierën në atë mënyrë”, tha Elizondo.
A ndjeve keqardhje kur e nxorre nga fusha? Në atë moment aspak, pasi ti je i përqendruar të marrësh vendimet më të mira. Por kur mbaroi ndeshja dhe shihja Zidane që largohej nga fusha, ndërsa kupa ishte afër tij, dhe ai që as nuk e pa, më erdhi keq për atë që ishte. E kuptoj sa e vështirë ka qenë për të. Diçka e pandërgjegjshme e nxorri jashtë loje”, tregon Horacio Elizondo ish-arbitri argjentinas.
Po Materazzi, a je takuar me të? Po në vitin 2009. Isha tërhequr në atë kohë, por më thirrën për të arbitruar ndeshjen miqtë e Messit kundër miqve të Ronaldinhos, në Panama. Isha në dhomat e zhveshjes dhe mu duk sikur u rrëzua porta. Ishte Materazzi. “Si je, jam Materazzi” u prenzatua, sikur të ishte shumë e nevojshme dhe më rroku përqafe. Më kërkoi që ti bëja një ndeshje, porthuaj me lutje. Ishte e tëra familja e tij që priste jashtë dhe unë isha të mes të familjes Materazzi.
Top Channel