I erdhi turp se u bë me 4 fëmijë, babai braktis foshnjën në kishë (Video)

04/06/2018 12:44

Një baba indian ka braktisur fëmijën e tij që kishte lindur prej 3 ditësh në një kishë në Kerala.

Arsyeja që 32-vjeçari i dha policisë ishte se i vinte turp nga opinioni i njerëzve, pasi bëhej fjalë për fëmijën e tij të katërt.

Videoja ku shihet burri i cili puth për herë të fundit foshnjën përpara se të lërë në kishë është kapur nga kamerat e sigurisë dhe është transmetuar në televizionet lokale.

Bashkëshortët që braktisën fëmijën janë arrestuar. Ata thanë se familjarët dhe miqtë e kanë tallur shumë gruan për faktin se mbeti shtatzënë për herë të katërt.

Top Channel