Ministrat e G7-ës kritikojnë ashpër tarifat amerikane të importit

03/06/2018 08:19

Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin u përball me kritika të ashpra të ministrave të financave të vendeve të G7-ës, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja nga Amerika, për importet e çelikut dhe aluminit.

Bruno La Maire, ministri francez i financave, i zemëruar paralajmëroi se lufta tregtare mund të fillojë brenda pak ditësh.

Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Tregtisë Wilbur Ross u takua me zëvendëskryeministrin kinez Liu He në Pekin për të zbutur tensionet tregtare.

Nga ana tjetër, presidenti Donald Trump, nëpërmjet një postimi në Twitter vijon të këmbëngulë se SHBA-të kanë qenë të mashtruara në këtë tregti.

Ai shprehu bindjen se tarifat e çelikut do të mbrojnë prodhuesit e çelikut në SHBA, të cilat ai thotë janë jetësore për sigurinë kombëtare. Z. Trump gjithashtu është ankuar për pengesat që firmat amerikane përballen në Evropë dhe gjetkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA