Lajmet kryesore të ditës, 03/06/2018 – Ora 13:00

03/06/2018 12:58

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHQIPËRIA PJESË E KORRIDORIT TË EMIGRANTËVE
Numri i refugjatëve që vijnë nga lindja për të hyrë në vendet evropiane është shtuar dhe Shqipëria është pjesë e korridorit të ri. Policia kufitare ka shtuar kontrollet në kufirin me Greqinë.

KOSOVARËT NË JUG, DURRËSI AKOMODON TË HUAJ.
Pushuesit nga Kosova preferojnë jugun ndërkohë, plazhi i Durrësit, po preferohet nga të huajt. 80 për qind e hotelerisë janë prenotuar nga polakë, sllovakë, çekë dhe hungarezë.

TABAKU: PROPAGANDË NË ERTV
Jorida Tabaku denoncon realitetin ekonomik në Shqipëri si shumë të dhimbshëm, ndryshe nga ajo që thotë kryeministri Rama. Në 5 muajt e parë të vitit u mbyllën 5848 biznese shkruan Tabaku.

JORDANI, PROTESTA KUNDËR RRITJES SË TAKSAVE
Jordania është përfshirë nga protesta kundër rritjes së taksave ku mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të tretën ditë radhazi në atë që cilësohet demonstrata më e madhe në vend.

NDESHJA ME UKRAINËN, LUHET ME TIFOZË
Kombëtarja e futbolli luan sot miqësoren ndaj Ukrainës në orën 16:00. Sfida do të luhet në Evian me praninë e tifozëve. Biletat kushtojnë 35 euro.

Top Channel