Jordania përfshihet nga një valë e ashpër protestash, kundër rritjes së taksave

03/06/2018 08:57

Jordania është përfshirë nga protesta të mëdha kundër rritjes së taksave, ndërsa mijëra njerëz kanë dalë në rrugë dhe po tentojnë të afrohet pranë kryeministrisë.

Kjo demonstratë cilësohet si më e madhja në vend dhe vijon tashmë prej 3 ditësh, ndërsa mbrëmjen e të shtunës policia ka bllokuar rrugët që të çojnë në kryeministri dhe ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Protestuesit thonë se sistemi i ri i taksimit, i mbështetur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, do të dëmtojë të varfrit dhe klasën e mesme të popullsisë.

Mbreti Abdullah ka bërë thirrje për qetësi dhe kompromis, ndërsa protestuesit i kanë kërkuar këtij të fundit, që të shkarkojë menjëherë kryeministrin Hani Mulki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA