Lufta tregtare, tmerrohen kanadezët: Shurupi i panjës importohet nga SHBA?

02/06/2018 11:22

Qeveria kanadeze ka nisur zbatimin e masave shpaguese ndaj tarifave të reja amerikane, e në luftën tregtare mes dy vendeve përfshihet një gamë e gjerë artikujsh.

Ajo që i ka tronditur thellësisht kanadezët, megjithatë, është fenomeni që zbuluan falë kësaj situate. Një sasi e madhe shurupi panje importohet nga Amerika, në një kohë kur Kanadaja vet është e famshme për prodhimin e produktit të konsideruar si pjesë e rëndësishme e identitetit kombëtar.

“Ne blejmë shurup panje nga Amerika? Po Kanadaja sikur prodhon 85% të shurupit të panjës nëpër botë, apo jo?”, pyeste i çuditur një përdorues i “Twitter”-it.

Kanadaja, në fakt e ka çimentuar prej kohësh statusin e liderit global në prodhimin e këtij ëmbëlsuesi natyral, pjesë dërrmuese e të cilit vjen nga Quebecu.

Por, tarifat e reja të Uashingtonit, që ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland i përshkroi si aksionin më të fortë tregtar, në të cilin është përfshirë vendi në të gjithë periudhën e pasluftës, nxorën në pah kthesën e madhe, të paperceptuar deri tani nga një pjesë e mirë e kanadezëve.

Kanadaja po e humbet hegjemoninë mbi prodhimin e shurupit të panjës. Në vitin 2016, vet Quebecu importoi 20 milionë dollarë shurup, thuajse të gjithin nga Shtetet e Bashkuara. Dhe, ndonëse duhet ta vinte Amerikën të parën, hyrja në fuqi e tarifave të reja, impaktin më të madh do ta ketë pikërisht te prodhuesit e këtij produkti në Vermont, ku krijohet gati gjysma e të gjithë shurupit amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA