Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHQIPËRIA NDËR TË FUNDIT NË RAJON

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Shqipëria ka pak arsye të festojë. Një raport i “Save the Children e rendit vendin tonë ndër te fundit në rajon, përsa u përket mbrojtjes së fëmijëve.

LULZIM BASHA SURVEJOHET?

Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e partise dhe grupin parlamentar pas informacioneve se ai dhe familja e tij po survejohet nga policia. Mbledhjen e kërkoi vet basha.

LEGA NORD DHE L5Y NË QEVERI ME CONTEN

Italia kalon krizën e gjate dhe te thelle politike duke shmangur qeverine teknike dhe zgjedhjet e parakoheshme. Levizja 5 yjet dhe Lega Nord arritën nje pakt te ri. Xhuzepe Konte i cili betohet sot pasdite

IKËN RAJOY PAS SKANDALIT PËR KORRUPSION

Parlamenti spanjoll mbështeti mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit te vendit Mariano Rahoi pas 7 vjet kryeministër.

200 MOTORISTË “PUSHTOJNË” GJIROKASTRËN

Dhjetëra motoristë italianë ndaluan në qendrën historike të gjirokastrës gjatë turneut të tyre nëpër Shqipëri dhe treguan mbresat që u ka lënë Shqipëria.

Top Channel