Krimi pushton rrugët e Londrës, çiklisti sulmon me thikë drejtuesin e makinës – VIDEO

01/06/2018 12:04

Një video e frikshme është postuar së fundmi nga rrugët e Londrës, ku një çiklist dhe drejtuesi i një automjeti janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Një lëvizje e gabuar e drejtuesit të makinës, e cila ishte e parkuar, ka irrituar pa masë drejtuesin e biçikletës, i cili ka reaguar shumë ashpër.

Ai i është afruar makinës dhe ka nxjerrë një thikë të madhe, duke goditur disa herë xhamin në anën e shoferit, por pa ia arritur qëllimit. Më pas zhvendoset në anën tjetër të makinës, duke thyer xhamin e pasagjerit, por shoferi del nga makina dhe largohet duke vrapuar.

Policia ka bërë të ditur se është njoftuar në lidhje mbi këtë incident dhe thotë se është duke e hetuar.

Ndërkohë, “Daily Mail” shkruan se raste të tilla janë rritur ndjeshëm në rrugët Londrës, ku deri tani këtë vit janë vrarë 43 persona.

Top Channel