Gjykatësit europianë dolën në përfundimin se Lituania dhe Rumania kanë shkelur të drejtat e dy të dyshuarve si terroristë të al-Kaedës, pasi lejuan që CIA t’i torturonte.
Abu Zubaydah dhe Abd al-Rahim al-Nashiri, i kapur pas sulmeve të shtatorit të vitit 2001, tani ndodhen në burgun e Guantanamos.
Por, më parë ata kanë kaluar nëpër burgjet sekrete të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, e cila kishte hapur dhe në Europë qendra të tilla.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut deklaroi se, si Lituania, ashtu dhe Rumania kanë shkelur me veprimet e tyre ligjet europiane që ndalojnë torturën, e i ka urdhëruar dy vendet t’i paguajnë secilit prej të dyshuarve 100 mijë euro dëmshpërblim për trajtimin çnjerëzor që ata kanë pësuar.
Ekzistenca e të ashtuquajturave “zona të errëta” të CIA-s, për marrjen në pyetje mbi bazën e politikës sekrete që njihet si “rendition”, u mbajt e fshehtë për vite të tëra pas ngjarjeve të 11 shtatorit.
Top Channel