Anijet turistike dhe jahtet luksoze nuk janë asgjë e re për Bodrumin në Turqi, një destinacion popullor për pushuesit pasanikë.

Por, kur “Ocean Victory”, një superjaht i manjatit rus të çelikut, Viktor Rashnikov, u ankorua në bregdetin e qytezës në jugperëndim të Turqisë, ai tërhoqi vëmendjen e vendasve dhe të turistëve.

Jahti 6-katësh, 144 metra i gjatë e me vlerë 300 milionë dollarë, është një prej më të gjatëve në botë. Ai ka 7 hapësira qëndrimi, dy platforma dhe një hangar për helikopterët, një nëndetëse, 6 pishina, 14 kabina për të ftuarit dhe një zonë “SPA”-je.

Rashnikov shoqërohej nga familja e tij, përfshirë vajzën dhe nipërit. Për bizneset lokale, vizita e manjatit ishte e artë. Pasi shpenzoi gati 62 mijë e 800 dollarë në dyqanet e Bodrumit, miliarderi e ankoroi jahtin në portin e Kussadasit për t’u furnizuar me karburant.

Të pranishmit janë habitur nga fakti se 23 bote u vendosen në radhë për të furnizuar mjetin 300 milionë dollarësh, për një total prej 518 tonësh.

FOTO GALERI
4/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA