Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

OSBE: POLITIKANËT TË JAPIN LLOGARI
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger firmosi marrëveshjen për mbështetjen e Kuvendit, në bazë të së cilës do forcohet më tej llogaridhënia e politikaneve ndaj qytetarëve.

META DEKORON KARDINALIN ERNEST TROSHANI
Presidenti Ilir Meta dekoroi kardinalin Dom Ernest Troshani si përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuar besimit ndaj Zotit. Kardinali zotëron edhe dekoratën “Nderi i Kombit”.

OPOZITA VIJON PROTESTAT PËR FATMIR XHAFAJN
Të rinjtë e PD dhe LRI janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e Xhafajt. Protestës së të rinjve iu bashkuan dhe deputetët e opozitës.

BELGJIKË, QËLLOHEN DY EFEKTIVË POLICIE
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj një patrulle policie ne qytetin e Liezh, ne Belgjikë duke vrarë dy efektivë. Pasi qëlloi ndaj policëve, ai mori peng një grua.

TENIS, FITON DJOKOVIC, ELIMINOHET AZARENKA
Novak Djokovic është fituesi i sfidës në Roland Garros. Tenisti serb mundi në raundin e parë të këtij turneu brazilianin Rogerio Dutra Silva me rezultatin 3-0.

Top Channel