Izraeli: Jemi në prag lufte me militantët në Gaza

29/05/2018 18:58

Militantë palestinezë kanë ndërmarrë të martën sulmet më të rënda me prita kundrejt Izraelit që prej luftës së vitit 2014 në Gaza, ndërsa forcat izraelite janë kundërpërgjigjur me sulme ajrore në një përshkallëzim të luftimeve pas javëve të tëra të dhunshme në kufi.

Tre ushtarë izraelitë janë plagosur copat e predhave pas shpërthimeve të fuqishme, sipas ushtrisë izraelite, pas dhjetëra mortaja e raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës, duke shkaktuar rënien e alarmit paralajmërues në zonën jugore të Izraelit përgjatë të gjithë ditës.

Sa u përket viktimave mes palestinezëve, ende nuk ka raportime zyrtare.

Izraeli e ka thënë prej kohësh se nuk do të tolerojë të tilla sulme, ndaj dhe avionët luftarake kanë goditur më shumë se 30 objektiva që u përkisnin grupeve të armatosura, përfshi edhe një tunel në ndërtim e sipër ndërkufitar, sipas ushtrisë hebreje. Ajo akuzon drejtpërdrejt lëvizjen që dominon Gazën, Hamas, si dhe një grup xhihadist islamik pro Iranit, për nisjen e sulmeve.

Në fakt, përgjegjësinë për pritat e ngritura nuk e ka marrë ende asnjë organizatë, edhe pse ky reagim vjen pasi xhihadistët islamikë janë zotuar të hakmerren për vrasjen e 3 prej pjesëtarëve të tyre gjatë së dielës, në zjarrin e artilerisë së rëndë të hapur nga Izraeli.

Kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi shefat e tij të sigurisë dhe ministrin e Shërbimeve Sekrete, Israel Katz, e tha se vendi ishte “në pikën më të afërt të pragut të luftës”, që prej konfliktit 7-javor me militantët palestinezë, 4 vite më parë.

“Nëse zjarri nga Gaza nuk ndalet, do të na duhet të përshkallëzojmë përgjigjen tonë dhe kjo mund të çojë drejt një përkeqësimi të ndjeshëm të situatës”, tha Katz në “Army Radio”.

Daoud Shehab, një zëdhënës i xhihadistëve islamikë, tha se zyrtarë egjiptianë kanë qenë në kontakte me grupin në përpjekje për të rikthyer qetësinë. Ai tha se ky grup nuk dëshiron që dhuna të përshkallëzohet, por fajësoi Izraelin për ndezjen e gjakrave.

“Nëse Izraeli zotohet për qetësi dhe heq dorë nga çdo lloj forme agresioni ndaj popullit tonë në Gaza, atëherë edhe ne do të ruajmë qetësinë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA