Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg 26/12 23:00
Të paktën tetë ushtarë gjetën vdekjen dhe mbi dhjetë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një kamioni-bombë pranë një baze ushtarake në jug të Afganistanit.
Një zëdhënës i qeverisë lokale konfirmoi numrin e të vdekurve për Zërin e Amerikës dhe tha se sulmi u krye sot në mëngjes në komunën e trazuar Nad Ali të provincës së Helmandit.
Talebanët morën përgjegjësinë për shpërthimin. Një zëdhënës i tyre tha se nga shpërthimi mbetën mbi 100 ushtarë të vdekur e të plagosur, por shifrat e dhëna nga talebanët janë shpesh të fryra.
Top Channel