12/11 21:57
Një projekt mjaft interesant.
Normalisht peshkarexhat dalin në det të hapur për të peshkuar. Por së fundmi, në Livorno, një grup varkash peshkimi përshkon detin Tirren për të kapur jo peshk, por mbetje plastike, të cilat më pas përfundojnë në një fabrikë riciklimi në qytetin italian.
“Arcipelago Pulito” është projekti që ka përfshirë disa agjenci në rrajonin e Toskanës nën mbikqyrjen e rojes bregdetare italiane. Ideja lindi pasi prej një periudhe të gjithë u llogarit se në çdo ngarkesë peshkimi, 10% e asaj që përfundonte në rrjetë ishte mbetje dhe jo peshk.
Top Channel