Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e mesditës në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KURZ: TË ÇELEN NEGOCIATAT ME SHQIPËRINË
Kryeministri austriak Sebastian Kurz kërkon çeljen sa më shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Per, “Die Presse”, Kurz tha se kjo është e nevojshme për të shmangur konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

VRASJA E MARVIT. NDRYSHON AKUZA
Prokuroria ka ndryshuar akuzat për tre personat e liruar te vrasjes se Marvi Pavllos, nga “moskallëzim krimi” në ‘bashkëpunim për vrasje” reagimi erdhi pas apelit të të atit të Marvit ne emisionin “Të Paekspozuarit”

TAHIRI KËRKON LIRINË
Saimir Tahiri kërkon sërish lirinë. Një ditë më parë reagoi ambasadori amerikan Lu duke paralajmëruar presione dhe ryshfete ndaj gjyqtareve qe shqyrtojnë kërkesën.

MACRON I JEP NËNSHTETËSINË “SPIDERMAN”-it
Emigranti hero 22-vjeçar nga Mali takoi Presidentin Macron i cili i dha nënshtetësinë franceze dhe e punësoi zjarrfikës.

NEYMAR TEK REALI?!
Neymar, i mohon zërat e ditëve te fundit për kalimin e tij te Reali i Madridit. Po përqendrohem tek kombëtarja tha ai kur ndodhemi pak dite para hapjes se merkatos.

Top Channel