Top Channel nis edicionet e shkurtra informative në web

27/05/2018 20:21

Top Channel, nëpërmjet faqes së internetit www.top-channel.tv, por edhe në të gjitha kanalet e veta të komunikimit në rrjetet sociale, do të nisë edicionet e shkurtra informative të lajmeve në web.

Në harkun kohor të 60 sekondave do të keni mundësinë që të ndiqni zhvillimet më të fundit nga vendi, rajoni dhe bota, në orën 13:00, 16:00 dhe 20:00.

Këto informacione do të keni mundësinë që t’i ndiqni edhe në aplikacionin ‘Top Channel’, ndërsa ato do të njoftohen me “push notification”.

Top Channel