Nga Koreja e Veriut vijnë sinjale pozitive që sugjerojnë se pavarësisht hapave prapa të bëra ditët e fundit, takimi mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un mund të zhvillohet.
Një delegacion amerikan udhëtoi drejt Koresë të dielën për bisedime përgatitore përpara një takimi të mundshëm mes dy udhëheqësve.
Lajmin e bëjnë të ditur për CNN tre zyrtarë të lartë amerikanë që janë në dijeni të situatës.
Edhe Washington Post raportoi më herët se një delegacion amerikan hyri në Korenë e Veriut.
Takimi, i cili fillimisht ishte planifikuar të mbahej në datën 12 qershor në Singapor, u anulua papritur nga Donald Trump javën e kaluar.
Ky i fundit, në një letër drejtuar Kim Jong un-it, citoi komentet armiqësore nga zyrtarët e lartë koreano-veriorë
Megjithatë, të shtunën ai deklaroi se gjërat po ecnin përpara në mënyrë të këndshme. Më herët, udhëheqësi i shtetit të izoluar, shprehu dëshirën që takimi me Presidentin amerikan të mbahej. Kjo konfirmohet nga media shtetërore koreano-veriore
Top Channel