Ekskluzive/ Duka hap thesin, 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë, Top Channel mëson sa do të përfitojë secila skuadër 17/12 16:54
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim përfaqësuesit e klubit të futbollit Drita, nga Gjilani, që këtë sezon ka mbresa teksa u kurorëzua me titullin kampion i Kosovës.
Froni i më të fortës së Kosovës u vendos në javën e fundit, pas barazimit 0-0 me Prishtinën, një ndeshje që çoi trofeun jashtë kryeqytetit të Kosovës.
Si dhuratë për klubin nga Gjilani, kryeministri Haradinaj i dorëzoi përfaqësuesve të Dritës dekoratën e Hartës së Kosovës, në takimin e zhvilluar.
Edhe përfaqësuesit e Dritës kishin përgatitur një dhuratë simbolike për kryeministrin Haradinaj, një fanellë zyrtare me numrin 10 dhe me mbishkrimin Haradinaj.
Top Channel