Hetimi për Enea Ftojin: Çfarë ndodhi gjatë arrestimit?!

24/05/2018 19:50

Hetimi për vdekjen e Enea Ftojt në komisariatin e Korçës po vijon. Ndërkohë një raport paraprak ka zbardhur dinamiken e ngjarjes nga momenti i arrestimit deri në qelitë e komisariatit të policisë.

E ndërsa priten rezultatet e ekspertizës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, një prej këtyre institucioneve ka nxjerrë një raport paraprak, në të cilin shpjegohet dinamika e ngjarjes.

Ishte mesditë 14 majit të 2018-s,kur Enea i ka kërkuar një qytetareje me emrin e Florika, 500 lekë të vjetra. Kjo i fundit i është drejtuar me fjalët: Të të vijë zor, duhet të punosh vetë. Në këtë moment Enea me një dorë e ka kapur për fyti dhe me një tjetër i ka tërhequr forcërisht varësen e floririt nga qafa.

Në ndihmë të saj shkuan dy efektivë police të ndodhur aty pranë. Artileri Robi dhe Kreshnik Babali, të cilët janë vënë në ndjekje të Eneas, i cili njihej me pseudonimin Popoçi dhe i dënuar disa herë penalisht.

Pasi e kapin djalin, efektivët njoftuan sallën operative dhe pak minuta më vonë një patrullë policie vjen dhe e shoqëron drejt komisariatit Enean.

“E kishin kthyer përmbys. Njëri kishte vënë gjurin mbi shpatulla, tjetri i kishte vënë këmbën. E panë të gjithë”, shprehet një dëshmitar i momentit të prangosjes së Eneas.

Duke mos pasur mundësi financiare, Enea Ftojit u asistua gjatë marrjes në pyetje nga avokati kryesisht Ledian Spaho, më pas u dërgua në dhomat e sigurisë, ku u mor në dorëzim nga punonjësi i sigurisë Guri Stillo. U njoftua edhe kryeinfermieri i policisë, i cili evidentoi se Enea ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ankohej për dhimbje kockash dhe për ankth. Për këtë arsye ai e trajtoi për tre ditë rresht me diazepam.

Vdekja e Enea Ftojit evidentoi dy mangësi të mëdha në Drejtorinë e Policisë së Korçës dhe komisariatet në varësi të saj. Së pari mungesën e kamerave të sigurisë dhe së dyti mungesën e një mjeku. Pasi është mjeku ai që të cakton diagnozën dhe strategjinë e mjekimit të një pacienti, ndërsa infermieri është thjesht ekzekutuesi i vendimeve të tij.

Top Channel