Duke shfrytëzuar përplasjet e Donnarumma me tifozët dhe drejtuesit e Milanit e duke u bazuar te një agjent i aftë për të përmbysur merkaton, Liverpool po hedh bazat e një prej goditjeve më të bujshme këtë verë. Skuadra angleze po investohet fuqishëm në tratativat me portierin e kombëtares italiane, për ta sjellë në ligën më të fortë të planetit.
Sinjali i fundit i krisjes së parikuperueshme mes lojtarit dhe ekipit kuqezi ishin kontestimet e tifozëve në momentin kur folësi i stadiumit “San Siro”, tha emrin e Donnarumma-s në sfidën e fundit të kampionatit. Drejtuesit e Milan vazhdojnë të thonë se e konsiderojnë një pasuri dhe nuk do ta largojnë pavarësisht firmës me portierin Reina. Por shitja e tij në të vërtetë është e pashmangshme.
Një takim së fundmi mes prokuratorit të futbollistit italian dhe trajnerit të Liverpoolit, ritheksoi interesin. Por trajneri Jurgen Klopp kërkon të mos shpenzojë shumë nga buxheti i merkatos verore. Në tavolinën e tratativave janë 40 milionë Euro si dhe një futbollist në drejtim të Milan që mbetet për t’u diskutuar. Pikërisht këtu do të duket dhe zotësia e palëve për të ulur hendekun financiar.
Milan kërkon 70 milionë euro për atë që konsiderohet portieri i së ardhmes, shifër e cila mund të përballohet vetëm nga ekipe me muskuj të fuqishëm ekonomik si PSG, Real apo Manchester City.
Top Channel