Filmi japonez “Hajdutët e dyqaneve”arriti të triumfojë në festivalin e filmit në Kanë të Francës, duke marrë ‘Palmën e Artë’.

Regjisori Hirokazu Kore-eda dhe aktorët e filmit tërhoqën trofeun për historinë e pazakontë një familjeje që jetojnë duke vjedhur dyqane derisa një ditë gjejnë një vogëlushe të dhunuar të cilën e marrin e në shtëpi. Falë saj do të kuptojnë sesa e gabuar është ajo që bëjnë për të jetuar.

Trofeun “Grand Prix” e fitoi BlacKkKlansman i Spike Lee për historinë e një polici që infiltrohet një grupin famëkeq të Ku-klux-klan.

Çmimin e Jurisë së drejtuar nga Cate Blanchett e mori filmi “Capernaum i regjisores libaneze Nadine Labaki. Filmi me 12-vjeçarin që padit prindërit për neglizhencë konsiderohej favorit në një festival ku për 12 ditë u debatua edhe barazia gjinore në kinematografi në vazhdën e skandalit seksual që përfshiu producentin Harvey Weinstein në Hollywood.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA