Penalltia e shndërruar në gol nga Eden Hazard në minutën e 22-të të takimit i shpëtoi sezonin skuadrës së Chelseat.
“Blutë” e Londrës diskutuan në “Wembley” përpara 88 mijë tifozëve finalen e Kupës së Anglisë.
E mbetur jashtë jashtë katër vendeve që e çojnë në Champions League sezonin e ardhshëm, skuadra e Antonio Contes mposhti me rezultatin minimal 1-0 Manchester Unitedin dhe bëri të vetin trofeun mbretëror të Anglisë.
“Djajtë e kuq” bënë gjithçka për të ndryshuar rezultatin dhe arritën të dominojnë sfidën, duke krijuar edhe disa raste të mira, por pa dërguar topin në rrjetën e portës së Courtois.
Në fund pati edhe një përqafim miqësor mes Mourinhos dhe Contes, dy teknikëve që prej kohësh ishin përfshirë në replika të ashpra me njëri-tjetrin.
Top Channel