Sfidat e gjyqësorit në Shqipëri e Kosovë

18/05/2018 21:47

Një delegacion nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, i kryesuar Ornela Naqellari, kryetare Gjykate, Artan Hajredinaj, gjyqtar, Ilir Perdeta gjyqtar, Elis Kuçi, zëdhënës pranë KLD-së, si dhe pjesëtarë nga stafi administrativ i Gjykatës u priten nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Delegacioni nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të Gjykatës Themelore Gjilan me qëllim të shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet institucioneve, si dhe mundësinë e binjakëzimit të këtyre gjykatave.

Në këtë takim, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi e informoi delegacionin e nga Shqipëria, mbi përbërjen aktuale, funksionin dhe kompetencat e KGjK-së, si dhe organizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës në përgjithësi.

Duke u ndalur në mënyrë specifike në vështirësitë dhe problematikat që ka sot sistemi gjyqësor, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim që kushte esenciale për mirëfunksionimin e këtij sistemi janë rritja e mëtejshme e përgjegjshmërisë dhe forcimi i sistemit të karrierës së gjyqtarëve.

Në këtë linjë palët e konsideruan pavarësinë e sistemit gjyqësor ndaj çdo lloj ndërhyrje, si një ndër parimet bazë të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Top Channel