Talente në Top Channel, 550 aplikantë i përgjigjen thirrjes

16/05/2018 21:32

Pas njoftimit që Top Channel ka transmetuar që prej 10 prillit në kërkim të promovimit të gazetarëve, regjisorëve dhe prezantuesve të talentuar, që prej 15 majit aplikimet janë mbyllur.

Më shumë se 550 të rinj kanë sjellë jetshkrimet e tyre në adresën zyrtare [email protected], nga ankënd trojet shqiptare.

Përveç pozicioneve që Top Channel ka paraqitur në orientimin e audicioneve, interesim ka pasur edhe për pozicione të tjera për të qenë pjesë e televizionit më të madh në Shqipëri.

Aktualisht po shqyrtohen jetëshkrimet e dorëzuara, për të bërë një përzgjedhje të parë. Pas saj do të kalohet në një fazën tjetër të procesit ku aplikantët e përzgjedhur në fazën e parë do të intervistohen të gjithë nga një panel prej më profesionistëve aktualisht në Top Channel.

Edhe njëherë ekrani më i madh në vend promovon të rinjtë. Siç ka qenë gjithmonë në filozofinë e këtij televizioni të zgjedhë më të mirët. Endrra e më të mirëve do të bëhet realitet për të qenë pjesë e familjes së madhe të Top Channel.

Top Channel