Në garë me pilotin automatik, kush do të fitojë?! – VIDEO

16/05/2018 10:22

E ardhmja do të garantojë në rrugë automjete me autopilot, por më parë ato duhet të mposhtin në garë shpejtësie njerëzit.

E teksa teknologjia vijon të përmirësohet është zhvilluar një garë për të parë se “reflekset” e kujt janë më të mira: të një piloti me eksperiencë të Formula E, apo të Devbot, një makine autonome e zhvilluar për të marrë pjesë në gara shpejtësie mes makinave me autopilot.

E piloti Ryan Tuerck ka kaluar i pari finishin, duke lënë pas shpine Devbot, duke lënë edhe mesazhin se kësaj teknologjie i duhet ende punë para se të konkurrojnë me njerëzit.

Top Channel