Ne nuk mund të shkojmë mirë me të gjithë, secili prej nesh sigurisht ka një person që thjesht nuk e honeps dot.

Çdo shenjë ka diçka që nuk mund ta durojë, që nuk i pëlqen, që i bezdis. Me pak fjalë, kemi një shenjë antagoniste.

Zakonisht, këta antagonistë përplasen me ato që janë baza e natyrës së shenjës së marrë në konsideratë.

Edhe nëse duket absurde, astrologjia mund të na ndihmojë të kuptojmë se kush është ai që mund të urrejmë para se ta njohim.

Le të zbulojmë se cili është armiku më i keq i çdo shenje të zodiakut.

FOTO GALERI
7/12
Peshorja ka Ujorin - Peshorja dhe Ujori janë dy shenja të papajtueshme dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: e para do të jetë e lavdëruar gjatë gjithë kohës, tjetra i urren sentimentalizmat e kota. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime, por Peshoret duan dikë pranë tyre që nuk është i ftohtë dhe i shkëputur si ujori.

Top Channel