Një grup arkeologësh dhe zhytësish arritën të zbulojnë imazhe fantastike për qytet të lashtë romak, Neapolis, që ndodhet tërësisht i zhytur nën ujë.

Zbulimi u bë në brigjet e Tunizisë, ku edhe shtrihej ky qytet, ndërsa për të bërë të mundur këtë, punuan për 7 vite me radhë arkeologë tunizianë dhe italianë.

Neapolis besohet se është një qytet që ka ekzistuar deri në shekullin e IV, ndërsa më pas u godit nga një Tsunami, duke u shkatërruar dhe përfunduar nën ujë.

I njëjti Tsunam që shkatërroi këtë qytet, solli edhe dëmtimin e Aleksandrisë në Egjipt, por edhe ishullin grek të Kretës.

Rreth këtij qyteti dihet shumë pak, pasi qytetarët e Neapolis u rreshtuan krah Kartagjenës në Luftën e tretë Punike, qytetërimi i të cilës u shkatërrua dhe u mos nën kontroll nga Romakët.

FOTO GALERI
8/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA