Zyrtare/ Elbasani kthen Rubin Hebajn në Kategorinë Superiore
Pas takimit me Kryeministrin Rama, ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth, shkroi në Twitter.
Ai vlerësoi përpjekjet e qeverisë për reforma, por tha se ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa tha se Shqipëria mund të mbështetet te Gjermania për vazhdimin e reformave.
“Një takim shumë i mirë me Kryeministrin Rama. Përpjekjet për ecurinë e reformave të qeverisë po ecin mirë. Megjithatë duhet bërë shumë më tepër. Le të vazhdojmë. Mund të mbështeteni te ne”, shkroi në “Twitter” Roth.
I dërguari i Merkel, pasdite pritet të takojë kreun e selisë blu, Lulzim Basha. Ndërkohë, të shtunën është parashikuar një takim me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe më pas do të japë një konferencë për shtyp.
Top Channel