Një degë të vërtetë ulliri i ka dërguar Katy Perry, rivales së vjetër Taylor Swift, me qëllimin e qartë që t’i japë fund përballjes mes dy superyjeve.

Swift, që do të nisë së shpejti një turne të sajin, ndau një video të pakos që kishte marrë nga Perry, ku përveç degës së ullirit kishte edhe një shënim me fjalët “Më vjen keq” të shkruara mbi të.

Dega e ullirit është simbol i paqes. Të dy këngëtaret ishin përfshirë në një zënkë në lidhje me kërcimtarët shoqërues, e kishin shkruar edhe këngë për njëra-tjetrën.

“Bad Blood”, i Taylor Swift besohet se i dedikohet Katy Perryt, ndërsa “Swish swish” e kësaj të fundit thuhet se është për Taylor.

“Unë shkova në dhomën time të veshjes dhe gjeta atje këtë degë reale ulliri”, tha Taylor Swift në një video të saj në “Instagram”. “Kjo do të thotë shumë për mua”, shton ajo.

Katy Perry dhe Taylor Swift thuhet se kanë qenë mike të mira, por që prej vitit 2014 ato janë përballur në vazhdimësi me njëra-tjetrën. Në një intervistë për “Rolling Stone” vite më parë, Taylor kishte folur për zemërimin me një yll të profilit të lartë, duke thënë se personi kishte bërë diçka shumë të tmerrshme, gjë që i kishte kthyer në armike.

“Ajo u përpoq të më sabotonte një turne të tërë. U përpoq të pajtonte një grup njerëzish që punonin për mua”, kishte thënë ajo, duke hyrë më shumë në detaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA