Çelja e negociatave, Ruçi: Të gjithë deputetët të lobojnë deri në qershor për vendim pozitiv

09/05/2018 10:44
Foto LSA

Të gjitha komisionet parlamentare, deputetët e çdo ngjyrimi politik deri në qershor duhet të lobojnë për një vendimmarrje të qartë të Komisionit Europian për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një komunikim të rrallë me mediat, për Ditën Europiane Ruçi tha se fjala “skepticizëm” përdoret nga teknokratët dhe burokratët e institucioneve të konsoliduara të BE-së.

“Prova e vështirë për ne si shqiptarë është kalimi i provimit te kjo teknokraci dhe burokraci që ne kemi marrë rekomandim pa kushte. E keqja është se pasi shprehen këta teknokratë dhe këto institucione të konsoliduara të BE shpesh dëgjoj fjalën skepticizëm, për moszgjerim, kur vetë evropianët kanë miratuar strategjinë e zgjerimit, por skepticizëm dhe për ne shqiptarët. Duhet të vazhdojë deri në qershor që të gjitha komisionet parlamentare, deputetët të të gjithë ngjyrimeve politike duhet të lobojnë për një vendimmarrje të qartë siç ishte vendimi i komisionit të pakushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, tha Ruçi.

Ai tha se rekomandimi pozitiv i KE është një inkurajim për Shqipërinë, dhe kjo sipas tij arrihet përmes reformave të mëdha. Objektivi i anëtarësimit tha ai, mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë. Ai foli dhe për takimet e kryeministrit Edi Rama në kancelaritë qeverisëse.

“Nuk shoh asnjë diskordancë mes qëndrimeve të mia në deklaratën paraprake me atë që kryeministri mundohet të bëj dhe që bën detyrën e tij për të kontaktuar me të gjitha kancelaritë qeverisëse në Europë, po të mos e bënte do të ishte gabim. Po ashtu dhe unë në kuadër të Diplomacisë Komëbtare duhet të takoj këdo”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA