Tender për të hapur rrugën Tiranë-Elbasan
08/05/2018 15:10
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet që shumë shpejt të çelë tenderin për të hapur korsinë e bllokuar në rrugën Tiranë-Elbasan.
Prej disa muajsh kalimi në një nga korsitë e autostradës Tiranë-Elbasan ka qenë i bllokuar për shkak të shembjes së një masivi shkëmbor në afërsi të fshatit Mamël.
Kjo është shembja e tretë e regjistruar në këtë aks që ka çuar në bllokimin e qarkullimit, pas shembjes së madhe të kodres në Ibë dhe një shembjeje të dytë pak më tej.
Sipas Autoritetit Rrugor tashmë është miratuar zgjidhja teknike për të ndërhyrë në rrugë dhe shumë shpejt do të nisin punimet për të rikthyer edhe korsinë e bllokuar në normalitet.
Top Channel