Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Top Show”.
A do të hapen negociatat? A ishte Saimir Tahiri një “dhuratë” për Angela Merkel? A mjafton frëngjishtja e kryeministrit Rama për t’i mbushur mendjen Emmanuel Macronit se Shqipëria ia vlen t’i hapë negociatat?
Cilat janë ndryshimet që Edi Rama paralajmëron se do të bëjë në qeveri? E ka humbur “Rilindja” socialiste betejën me korrupsionin?
Ndërkohë që qeveria flet për rritje në ekonomi, pse mungon entuziazmi te publiku dhe sipërmarrësit?
Jo vetëm këto, por edhe pyetje të tjera për kreun e qeverisë, të cilat do t’i zgjidhni ju përmes sondazhit në faqen e Top Channel, ku mund të votoni këtu.
Të martën, në “Top Show”, ora 22:00, “Qershori i Edi Ramës”.
Top Channel