Kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht në një aksion simbolik për pastrimin e plazhit të Shëngjinit.

“Ajo që po përpiqemi të bëjmë paraprakisht është jo vetëm t’i pastrojmë për sezon, por edhe gjatë gjithë kohës”, deklaroi ai.

Kryeministri thotë se do të angazhohen në terren edhe ministrat në zonat e tyre.

“Patronazhim mes ministrave të ndarë në territor për të ndihmuar dhe koordinuar forcat e aktorëve të ndryshëm. Besoj që do të jetë një zonë shumë më e pastër se herët e tjera, sepse kemi edhe një trupë me vullnetarë që do të angazhohen që gjatë sezonit të mos hidhen mbeturinat vend e pavend”, shtoi Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA