Kryeministri Edi Rama, i ftuar sonte në emisionin ‘Top Show’, në Top Channel, foli për çështjet më të rëndësishme të aktualitetit politik në Shqipëri.
Hapja e negociatave në muajin Qershor, mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, është një nga çështjet kryesore në axhendën e qeverisë Rama, që synon të bindë vendet skeptike, të votojnë pro këtij hapi të vendimtar në rrugën drejt integrimit në BE.
Rama theksoi marrjen e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte, nga Komisioni Europian, një ‘makineri vlerësimi’ që paguhet nga shtetet anëtare të unionit.
“Ne morëm një rekomandim pa kushte nga Komisioni Europian, që është një ‘makineri vlerësimi’ që paguhet nga shtetet anëtare të unionit. Që nga momenti kur kaloi me sukses këtë test të ashpër të KE-së, Shqipëria e ka mbaruar punën e saj. Tani BE-ja ka probleme të vetat dhe më tepër akoma, shtete të caktuara kanë probleme të brendshme, ndaj vijnë disa politikanë të caktuar, që për interesa të caktuara, na tregojnë se kemi ende punë për të bërë. Kjo është diçka që ne e dimë, pasi jemi koshientë që duhet të ecim përpara, por kjo bëhet edhe me negociatat e hapura. Ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian, por po kërkojmë kurën për t’u bërë anëtarë. Parapërgatitja ishte hapi i parë, apo kura e parë dhe negociatat janë një kurë tjetër që ne duhet ta marrim për të ecur drejt integrimit në BE”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se tani fillon puna e tij, për të bindure vendet skeptike që të lënë Shqipërinë jashtë problemeve të tyre të brendshme dhe t’i japin atë që meriton.
“Detyra ime është që të bind ata liderë skeptikë, të lënë Shqipërinë jashtë përplasjeve politike të brendshme që kanë dhe t’i japin atë që meriton në qershor, pra të hapin negociatat. Me Macron nuk kam ende një datë takimi, por mund të them me bindje se do ta takoj para Qershorit dhe dhe do përpiqem ta bind për hapjen e negociatave”, u shpreh Edi Rama.
Top Channel