Në rrugë mungojnë tabelat! Policia tregon akset e rrezikshme në prag sezoni turistik

08/05/2018 15:43

Shqiptarët po humbin jetën në rrugë jo vetëm për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit, por edhe për shkak të gjëndjes së akseve.

I tillë ishte edhe rasti i 3 të rinjve në fshatin Adriatik të Kurbinit.

“Janë rrugë ku mungon sinjalistika horizontale dhe vertikale. Nuk mund ta imagjonosh që një rrugë ku anash ka kanal 3 metra të thellë mos ketë mbrojtëse. Me pak investime mund t’i kursejmë këto aksidente”, thotë Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola.

Për këto raste policia ka vënë në dijeni Autoritetin Rrugor dhe entet pronare të rrugëve. Por në prag të sezonit turistik problem mbeten edhe akse të tjera.

“Problem mbetet rruga drejt Gjirit të Lalzit, hyrja dhe dalja e Fierit, ndërsa rrugët drejt Shëngjinit, Velipojës apo hyrja Sarandës janë në rikonstruksion dhe nevojitet pajisja sa më parë me sinjalistikë”, shton Tola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA