Eurovision, Bushpepa thirrje shqiptarëve ta votojnë

08/05/2018 22:36

Kanë përfunduar në Lisbonë 19 performancat e natës së parë të Festivalit Europian të muzikës, ku mes të cilëve ishte edhe Yli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa.

Ky i fundit u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut të votojnë për këngën e tij “Mall” me të cilën Shqipëria po paraqitet në Eurovision 2018, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

“Të gjithë shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë sonte në konkurrim, të votojnë për këngën shqiptare me kodin 03 në numrat e telefonit sipas tabelës së mëposhtme” shkruan Bushpepa në rrjetin social Facebook.

Nga i njëjti numër mund të votohet deri në 20 herë.

Top Channel