“Jeta jonë ndryshoi në një moment”/ Deklarata e familjes së zv.presidentes së Bank of America që u vra në mes të Nju Yorkut: Vajza e porsalindur do të reitet pa nënën e saj Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut.
Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.
Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.
Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.
Top Channel