Bentley ka nxjerrë në treg makinën e parë Continental GT në vitin 2003 dhe që atëherë ka shitur 70 000 njësi të këtij modeli, gjë që e ka bërë më të suksesshmin e historisë së markës.

I frymëzuar nga R-Type Continental i vitit 1952, shumë shpejt u bë një nga makinat më të mira që kombinojnë luks, rehati dhe sportivitet.

Bentley Continental i ri, që ende nuk ka nisur shpërndarjen te klientët e parë, ka një “software” 15 herë më kompleks sesa një avion Boeing 787 Dreamliner. Sistemi i menaxhimit të motorit të kësaj makine bën 300 milionë llogaritje për sekondë.

Bentley Continental GT është një përzierje luksi, rafinimi, rehatie dhe sportiviteti. Është i lehtë dhe i shpejtë në kthesa, ndryshe nga sa mund të mendohet nga një makinë e këtyre përmasave dhe peshe.

Për këtë arsye kushton plot 230 000 euro.

FOTO GALERI
13/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA