Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata vendos masën ‘arrest në shtëpi’ Aksi rrugor që lidh Divjakën me autostradën është një ndër rrugët më të ngarkuara në vjeshtë dhe pranverë.
Prodhimet e zonës transportohen drejt të gjithë Shqipërisë nga ky aks, i cili edhe pse me një gjatësi prej rreth vetëm 16 kilometrash prej vitesh ka mbetur në harresë.
Banorët e fshatit Çerme ku shtrihet edhe pjesa më e madhe e rrugës thonë se gropat edhe kur mbushen hapen sërish brenda pak ditësh.
Në zonën e Divjakës, Qeveria ka investuar në parkun e Divjakës, një pasarelë dërrase dhe po ngrihet një kullë 30 metër e lartë me vlerë mbi 1.3 milionë euro.
Banorë e fermerë thonë se këto para do të ishte më mirë t’u i investoheshin në rrugë pasi vetëm infrastruktura u sjell shitjen e produkteve bujqësore dhe zhvillimin.
Top Channel