Marrëdhënia mes Presidentit të SHBA dhe Zonjës së Parë duket se nuk është në ditët e saj më të mira.

Melania nuk ka reaguar pas skandalit të Donald Trump me pornostaren Stormy Daniels, ndërkohë që dyshja është fotografuar shpesh në poza të sikletshme, kur Zonja e Parë largonte dorën nga bashkëshorti i saj apo shmangte prekjen e tij.

Përveç kësaj, duket se çifti presidencial nuk kalon shumë kohë bashkë.

Sipas “Washington Post”, një mik i Presidentit tha se dyshja kalon shumë pak kohë bashkë, pothuajse fare.

Donald dhe Melania Trump zakonisht nuk hanë bashkë në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu burime të afërta me çiftin thonë se ata e kalojnë kohën e lirë larg njëri-tjetrit.

FOTO GALERI
5/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA