Edhe pse është vetëm 13 vjeç, Ermelinda Kadiu është shpallur kampione e Ballkanit në karate për peshën nën 39 kilogramë, kampionat që u zhvillua në Beograd me pjesëmarrjen e 10 shteteve.
Ermelinda prej 5 vjetësh ushtron sportin e karatesë, ndërsa tregon se sfida ishte e vështirë, por në fund ia doli.
“Ishte e vështirë sepse në finale u ndesha me një boshnjake”, thotë 13-vjeçarja.
Ndonëse në moshë të vogël, ajo ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj. “Të merren me një sport dhe të mos luajnë në celular”.
Trajneri Lirim Dedej, besoi tek Ermelinda dhe përkushtimi 5-vjeçar për të arritur në këtë sukses.
“Kjo arritje është një punë 5 vjeçare”, shprehet trajneri.
Shkolla e Dushkut, në të cilën mëson Ermelinda e pritën me entuziazëm dhe drejtoria e shkollës zhvilloi një ceremoni për të nderuar kampionen, madje duke e vlerësuar edhe me një certifikatë mirënjohje.
Përveç Ermelindës si kampione, medalje ari mori dhe Dejan Asalla nga Peqini.
Top Channel