Një pensionist britanik pa vdekjen me sy në momentin kur një luan iu hodh në fyt dhe e tërhoqi zvarrë për disa metra.

Ngjarja ka ndodhur në një park natyror në Afrikën e Jugut. Britaniku Mike Hodge, që ishte gjithashtu pronari i parkut u fut brenda rrethimit së bashku me dy punonjës të tij për të zbuluar shkaktun e një arome të pakendshme që po shqetësonte luanët.

Por, një luan i kthehet beftas duke e kafshur në qafë. Kafsha u largua vetëm pasi dëgjoi të shtënat e armëve, që e trembën.

Ndërkohë, Hodge fatmirësisht u mbijetoi plagëve të marra, falë edhe distancës së afërt me qendrën spitalore, ku mori ndihmën e shpejtë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel