Prej 4 vitesh, Ferdinand Saraçi dhe familja e tij gjenden në kushte të vështira pasi jetojnë në një apartament 65 metra katrorë, ku edhe e motra e tij pretendon pronësinë.
Ferdinandi kërkon që institucionet t’i japin zgjidhje këtij problemi, pasi në rast të kundërt mund të hipi sërish në vinç për të tretën herë.
“Gjykata na ka dhënë urdhër-mbrojtjeje dhe ne prapë rrimë në një shtëpi. O do dalim ne nga shtëpia, o do dalin ata. Jam detyruar të dal unë nga shtëpia me dy fëmijët e vegjël. Nëse shteti nuk më jep zgjidhje, mund të hipi prapë në vinç ose mund të bëj një veprim tjetër”, thotë Ferdinandi.
Pasi hipën për herë të parë në vinç tetorin e kaluar, bashkëshortja e Ferdinandit, Teuta u punësua në një shkollë në Tiranë, megjithatë ajo ka një apel për fëmijët e saj: “Fëmijët janë traumatizuar se kanë parë problemet. Bashkia të na japë një banesë ose kredi të butë”.
Si familja Saraçi edhe disa qytetar të tjerë kanë zgjedhur të hipin në lartësi për të tërhequr vëmendjen e institicioneve për problemet e tyre.
Top Channel