Indi, prifti digjet gjatë ceremonisë fetare (Kujdes! Pamje të rënda)

30/04/2018 19:41

Një prift hindu pësoi djegie të mëdha në trup pasi ra gjatë vrapimit mbi qymyr të nxehtë, gjatë një ceremonie fetare në Indi.

35-vjeçari Vijay Kumar u dogj në 60% të trupit gjatë ritualit që shkoi keq.

Pasi u rrëzua, dy priftërinj të tjerë i erdhën në ndihmë duke e ngritur e duke e larguar nga qymyri.

Ngjarja ndodhi në tempullin Sri Revanasiddeshwara, në distriktin Ramanagara, ditën e shtunë.

Top Channel